Këngëtari Robert Berisha hodhi një hap të ri në karrierë me vendimin për t’i thënë po ftesës për të qenë pjesë e ‘Festivali i Këngës’.
PO-ja nuk i doli keq sepse këngëtari ia doli të bëhet pjesë e finales dhe mbi të gjitha theu një paragjykim që ishte ndërtuar për të në dy vitet e fundit pasi debutoi si këngëtar.
Roberti u tregua goxha i aftë për të performuar LIVE, fakt të cilin e ka vënë në pah edhe Fifi.
Këngëtarja e njohur ka ndarë performancën e mbrëmshme të Robertit nën përshkrimin:
‘Besoj që nuk mundeni me thënë më që Roberti nuk di të këndojë live’.
I kënaqur me vlerësimin, Roberti e ka rishpërndarë vlerësimin e Fifit në profilet e tij në të cilat duket se nuk ka përtuar të polemizojë me ndjekësit që i kanë vënë në pikëpyetje meritat për kalimin në finale. /Prive.al