Ky ishte koncerti i parë që prindërit e dërguan Dua Lipën kur ishte 13 vjeçare

By

Të Mërkurën, Dua Lipa ishte e ftuar në The Tonight Show Starring Jimmy Fallon, ku ajo zbuloi se ishte një fanse “masiv” e 50 Cent. 24-vjeçarja tha se reperi “Shop Candy” ishte një nga artistët e shumtë të hip-hopit të cilin e admiroi 13-vjeçare.

“Koncerti im i parë që kam shkuar ishte Metod Man dhe Redman,” i tha ajo Jimmy Fallon. “Unë isha 13 vjet. Në  Kosovë, njerëzit me të vërtetë dëgjojnë hip-hop. Shkuarja në shfaqjen Method Man dhe Redman ishte një lloj prezantimi im i parë me Wu-Tang [Clan]. Dhe atëherë kur unë shkova në shfaqjen time të dytë, që ishte 50 Cent, unë pastaj lexova librin, shikova filmin, mësova të gjitha fjalët.”

Megjithë koncertet e saj të para epike, artistja me emërim Grammy shpjegoi se, në atë kohë, Kosova nuk ishte një pikë ndalje për artistët e famshëm.

Ajo vazhdoi, “Do të doja që gjatë kohës që jetova në Kosovë të kisha mundësinë të shoh disa nga artistët e mi të preferuar si Pink dhe Nelly Furtado … Askush nuk erdhi në Kosovë”.

Tani, Dua e ka vendosur vendin në hartën e festivalit me Sunny Hill Festival, një festival vjetor që ajo krijoi duke përfshirë artistë ndërkombëtarë. Vitin e kaluar shënoi festivalin e saj inaugural dhe përfshiu emra të mëdhenj si Miley Cyrus.

Artikuj të ngjashëm