Fifi duket se ka pasur një tjetër episod të humbjes së qetësisë në “Big Brother VIP”.
Ajo i ka kërkuar Granitit, të cilin e shpëtoi nga nominimi, që të mos i flas më sepse po e penalizon.
“Nuk të përzihem më, vetëm mirëmëngjes, natën e mirë” – i thotë Fifi – Granitit, detaj që nuk i pëlqeu këtij të fundit.
Zhvillimi vjen pas takimit të Granitit me nënën e tij e cila i kërkoi të “dalë nga guaska” sepse nuk është Graniti që e njohin jashtë.
Video e mëposhtme sjell momentin. /Prive.al