Këngëtarja e re e mjaft e talentuar, Filloreta Raçi, e njohur me emrin e artit si Fifi duket se ka gati diçka të re për publikun.
Pas disa projekteve mjaft të mira e me tema mjaft interesante Fifi do t’i rikthehet ‘Dashurisë’, të paktën kështu na aludon titulli i këngës së re.
‘Dashnia nuk o falas’ siç edhe është emëruar ky projekt do të jetë i gatshëm për publikun këtë të shtunë teksa do të pasojë projektin ‘Kuskus’ të cilin muaj më parë e solli në bashkëpunim me Erideen.
Kënga, natyrisht do të jetë prodhim totalisht i shtëpisë muzikore Max Production pasi siç edhe e dihet Fifi është pjesë e saj tash e një kohë. /Prive.al/