Janë shoqe të pandara saqë edhe emrat e njëra-tjetrës i kanë të skalitur si tatuazh në trup. Madje Fibi dhe Eva, karrierën artistike e zhvillojnë pothuajse paralelisht me njëra-tjetrën.
E sot, në një foto të postuar në Instagram, dyshja shfaqen të afërta deri në masën sa pothuajse duken gati të shkëmbejnë puthje.
‘Luv luv‘ – ka shkruar Fibi në imazhin e shpërndarë në llogarinë e saj.
Ndryshe, në planin artistik Fibi pak kohë më parë lançoi këngën ‘A pom don’ teksa Eva erdhi me ‘Për qef’ si pjesë e një produksioni të njejtë muzikor. /Prive.al/