Këto janë çmimet e biletave për koncertin e Noizyt

By

Me datë 14 gusht, Noizy organizon në zemër të Tiranës koncertin “Alpha Shou” i cili ka qëllimin të shndërrohet tani e tutje në një event të përvitshëm.

Ky organizim vjen si dhuratë për fansat. Në skenë, lideri i OTR do të performojë hitet e tij ndër vite teksa edhe line-up i të ftuarve do të jetë “zjarr”.

Prive ishte në festën para eventit duke sjellë detajet dhe të ftuarit.

Tashmë, bileteta për eventin që do mbahet pas tre javësh mund të blihen edhe online.

Por si variojnë çmimet?

Për koncertin ku pritet të jenë mbi 15,000 persona të pranishëm, varësisht nga zona, edhe çmimet e biletave dallojnë.

Në skicën e publikuar online shihet që çmimi më i lirë është 25 euro, për të vazhduar më pas me të tjera shifra.

Zona A dhe B silver kushtojnë nga 45 euro. Gold A dhe B janë shitur tashmë në vlerën 85 eurosh. Çmimet më të shtrenjta janë për zonat Platinium A dhe B, në vlerë prej 180 eurosh.

Kujtojmë se pos Noizyt, emra të njohur që do të performojnë në këtë koncert janë: Ledri Vula, Dhurata Dora, Loredana, Xhensila, Kida, Ardian Bujupi, Finem, Solo e të tjerë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm