Ditë më parë me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Beniada Nishani shumë e lumtur ndau lajmin se do të prezantonte në Festivalin e Venecias.
“Dua të ndaj me ju një ftesë shumë të rëndësishme për mua, do te shihemi me 5 shtator në Festivalin e Filmit në Venecia. Shpresoj të përfaqësoj Shqipërinë ne mënyrën më të mirë të mundshme. Flm speciale a @fadilberishaphotography per questo scatto”, ka shkruar Beniada krahas imazhit.
Prezantuesja shqiptare tërhoqi vëmendjen me hiret e saj dhe paraqitjen e bukur dhe në fund fare edhe me puthjen që shkëmbeu me modelen Gloria Fregonese.
Puthja ndodhi gjatë parakalimit të tapetin e kuq të eventit prestigjioz dhe më poshtë mund të shihni fotografitë. /Prive.al