Festivali i Baballarëve mbahet sot në Prishtinë

By

Sot do të mbahet Festivali i Baballarëve i cili përfshinë një sërë aktivitetesh.

Brenda tij do të ketë garë baballarësh, muzikë, lojëra, kuize dhe aktivitete të tjera interaktive, përcjell Klankosova.tv.

Festivali pritet të fillojë në ora 16:00 në amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti” në Prishtinë dhe do të zgjasë deri në orën 21:00.

Këtë vit është edicioni i tretë i këtij festivali dhe bëhet me qëllim të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Baballarëve dhe për të frymëzuar baballarët e kujdestarët që të jenë të vëmendshëm dhe të përfshirë aktivisht në edukimin e fëmijëve, të fillojnë diskutime mbi rëndësinë e atësisë, me një fokus të veçantë në avokimin për lejen prindërore.

Ky festival implementohet në kuadër të projektit “E Ardhmja për Rininë” nga SIT me mbështetje nga UNFPA Kosovo, zyra në Kosovë, CARE International Balkans, Austrian Development Agency, Fondacioni Oak, Komuna e Prishtinës, Qendra Kosovare për Studime Gjinore dhe Democracy for Development.

 

Artikuj të ngjashëm