Vajza e madhe e familjes së famshme Muqiqi, po e feston ditëlindjen.
Albiona Muqiqi, që ka filluar të ndjekë rrugën e babait Nysretit, nënës Meritës dhe vëllait Albatritit, ka ditëlindjen.
Me këtë rast, kunata e saj, Egzona Brahimaj e cila sapo është bërë nënë, e ka uruar vajzën e shtëpisë në mënyrë shumë speciale.
“Urime zemër, festofsh edhe 100 vjet të tjera bashkë me ne. Të duam shumë unë dhe Amelia”, ka shkruar Egzona.
Ndërsa, më pas ajo ka publikuar edhe fotografinë e tortës që familja i ka përgatitur Albionës me rastin e ditëlindjes. /Prive.al