Sot ka festë në familjen Muqiqi.
Vajza e madhe e Merita Spahiut dhe Nysret Muqiqit, feston ditëlindjen.
Sigurisht se urimin më të bukur dhe më të veçantë e mori nga personi më I shtrenjtë – nëna e saj.
Këngëtarja hyri në Instagram për të postuar një fotografi bashkë me të bijën dhe për t’i shkruar fjalët më të mira në ditën e saj të lindjes.
“Urime ditelindjen drita e syve te mi,gjithqka qe do te shkruaj per ty,nuk do te mjaftojne qe ta pershkruajn dashurine qe kam per ty.Urime zemra ime,e paq shendetin dhe lumturine e gjithe botes.Te dua pafundesisht”, ka shkruar ajo.
Urime./Prive.al