Festë në familjen e Sinan Vllasaliut

By

Dita e sotme është më e veçantë në kalendar për familjen e këngëtarit Sinan Vllasaliu.

Pikërisht me 7 Maj, vitin e kaluar erdhi në jetë nipi i parë në familje, Jani i cili i dha një tjetër perspektivë jetës në familje.

E në këtë datë, nuk ka pasur se si të mungojnë urimet për Janin që feston të parën ditëlindje.

Ka qenë bashkëshortja e Sinanit, zonja Teutë ajo që ka shfrytëzuar rrjetet sociale për t’i thënë fjalët më të mira për nipin e dashur.

‘Shpirtit i shpirtit tem,gëzimi jem,Ti qe sot nje vite ma ndreshove jeten,Ti qe sot mbush 1 vit,shpirti jem,nana te uron qe çdo dite e jetes tende te jete buzeqeshje,ëmbëlsi,fat,shendet,mbaresi dhe shume dashuri rreth teje!Jo me kot te theras Dashuri sepse i tille je per mua’ – shprehet mes tjerash Teuta në urimin e bërë.

Jani, u bëftë plak me mjekërr! /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm