Albani, vetë i tretë në SHBA

By

Në Shkurt solli projektin e ri që e riktheu pas një periudhe të zhvillimeve në jetën private.

E Alban Skënderaj për të qenë sa më afër fansave, ka nisur koncertet ndërsa në agjendë ka edhe mbrëmje përtej oqeanit.

Në fillim të Prillit ai do jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bashkë me Xhensila Myrtezajn dhe Elhaida Danin.

Gëzimin për udhëtimin në tokën e premtuar, Albani e ka shprehur përmes rrjete sociale ku mes tjerash i ka ftuar të gjithë shqiptarët që të shkojnë në koncerte.

Rikthimi atje bëhet pas shumë vitesh, në vazhdën edhe të shumë artistëve të tjerë shqiptarë që së fundmi më shumë se asnjëherë tjetër, kanë përplot data të rezervuara përtej oqeanit. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm