Ende pa ardhur në jetë, Matin Salihu, u bë i famshëm.
Kjo për arsye se gjyshja e tij është një Yll i muzikës popullore, ndërsa nëna e tij, një soliste soprano, e cila po ashtu mori vëmendjen e mediave rozë nga dasma e saj me djalin e këngëtares Shyhrete Behluli.
Sot dy vjet më parë, Learta Jakupi, solli në jetë djalin e saj Matinin, dhe kjo ngjarje u shënua me vëmendje mediatike.
Vogëlushi Matin sot u bë dy vjeç, ndërsa urimet për të s’kanë pasur të ndalur që nga mëngjesi.
Gjyshja e tij Shyhrete Behlili, nëna Learta e halla Engjëllusha Salihu, e kanë uruar vogëlushin në ditën e tij të lindjes përmes rrjeteve sociale. /Prive.al