Në familjen e këngëtares Mimoza Shkodra mbrëmë pati festë.
Motra e saj, Njomza, kurorëzoi dashurinë shumëvjeçare me personin e zemrës Bujarin.
E nga ky moment i veçantë, normalisht nuk kishin se si të mungonin disa fotografi të festës të cilat Shkodra i ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale me një urim për motrën.
E ajo që ka lënë përshtypje në këto fotografi, është pa dyshim ngjajshmëria mes Mimozës e Njomzës që duken bashkë si dy pika uji.
Urime për çiftin! Mimozë, rendin e ke ti! /Prive.al/