Ka kohë që nuk kemi dëgjuar për të pasiqë projektet muzikore i ka rralluar me të madhe por Miranda Hashani duket të jetë e kompletuar në anën familjare.
Këngëtarja që nuk ekspozon shumë në këtë pjesë dhe nuk është mjaft aktive në rrjete sociale, së fundmi ka pasur festë në shtëpi.
Djali i saj, Deti ka mbushur tre vite jetë dhe kjo ditëlindje është shënuar me një event të organizuar me gjirin e ngushtë familjar.
Më poshtë, ju sjellim foto nga festa ku edhe shfaqet portreti familjar i këngëtares. /Prive.al/