Reperi Fero ka bërë një rrëfim goxha të sinqertë në Instagram që po bën xhiron e rrjetit.
Në një lidhje LIVE ai ka folur për fenomenin e blerjes së klikimeve në Youtube.
Ai e ka pranuar se edhe projektet e tij kanë pasur klikime të blera gjatë kohës sa ka qenë në “On Records” teksa ka zbuluar një bisedë me mikun e tij, Getoar Selimin në Tiranë.
Fero ka marrë shembull këngën “Po të shoh përmas” me të cilën Geti kapi 200,000 shikime për 24 orë si tregues që trendi i përgjithshëm është i rremë.
Reperi e ka fajësuar estradën për siç është shprehur, “prishjen e tregut” por është zotuar se do t’i blejë tash e tutje edhe vet.
Pjesë nga rrëfimi që po qarkullon me të madhe sidomos në TikTok mund t’i ndiqni më poshtë. /Prive.al
@vipalb2021
@vipalb2021
@vipalb2021
@vipalb2021
@vipalb2021