Gjatë ditës së sotme, ish këngëtari Feronit Shabani i njohur si Fero, ka kërkuar ndihmë duke thënë se është në gjendje jo të mirë për shkak të, siç thotë ai, padrejtësive që i janë bërë.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin COMPAS në ATV, Fero tha se vajza e tij sot është kidnapuar, për shkak se siç thotë ai, enti social pa i dhënë ndonjë detaj, i kanë thënë se vajza e tij ka ikur.
“Unë si prind i vajzës time ka kohë që më bëhet padrejtësi si në aspektin e vendimeve, po ashtu edhe në aspektin e mospërfilljes dhe të asaj që vet Gjykata ka marrë vendim dhe ka kohë që pres unë ta shoh vajzën time. Befasohna se vajza e ime udhëton nëpër shtete të ndryshme pa lejen time dhe pa u njoftuar se në cilin vend ajo gjindet. Dhe, më tragjike ka qenë ndodhia e sotit ku unë e konsideroj se vajza më është kidnapuar me një lloj mënyrë, për shkak se enti social më ka njoftuar se në ora katër me ardhë me e marrë vajzën, e në moment që unë shkoj me e marrë vajzën në kohën e caktuar që ata ma kanë caktuar, nuk më japin asnjë detaj se në çfarë drejtimi më është marrë vajza, vetëm se më thonë se vajza ka ikur”, tha Fero.
Ish reperi poashtu tha se është në gjendje të keqe edhe për arsye se nuk po guxon të flasë nga frika se mos prokuroria e Gjilanit po ia humb të drejtën që ta shoh vajzën e tij për pesë ditë në muaj.
“Me të tregu drejt që unë kom ardh në këtë gjendje shkaku të shumë padrejtësive që më janë bërë dhe shkaku që nuk jam t’u guxu me folë për shumë padrejtësi që mu kanë ba, për arsye se nesër prokuroria mundet me ma marrë inati mua edhe mundet me mi hup ndoshta edhe qeto pesë ditë në muaj që e kam me e pa vajzën”, tha Fero.
“Thirrja e jeme është për Prokurorinë e Gjilanit, sidomos për prokuroren që e ka rastin. Unë s’po di ndryshe qysh me i tregu prokurores që unë jom në gjendje shumë të keqe, çka nëse mua më ndodh diçka nesër, çka nëse unë më nuk mund t’i kontrolloj ndjenja e mia”, shtoi ai.