Në një situatë armiqësish por edhe partneritetesh në shoubizin shqiptar duket se Fero ka gjetur një bashkëpunëtor.
Fjala është për reperin Arkimed Lushaj – Stresi me të cilin duket se do të vijë një bashkëpunim.
Djemtë këtë e kanë bërë të ditur përmes rrjeteve sociale ku mes tjerash kanë paralajmëruar që të bëhet gati ‘lista e dasmës’ duke aluduar me gjasë në reperët që do të ‘goditen’ nga ky duet.
Një datë e saktë nuk është ende e ditur mirëpo duket se 2020-a premton të jetë e nxehtë në hip-hopin shqiptar. /Prive.al