Sot në mëngjes fansat e reperit Fero u zgjuan me një mesazh nga reperi!
“Sapo u zgjova këtë mëngjes. Përshëndetje zonja, nga sot e tutja jam single”, ka rrëfyer reperi, i cili po ashtu i ka larguar fotografitë me të dashurën e tij Arbenita Ismajlin nga Instagrami.
Ky mesazh i çuditshëm nga reperi, vjen pak ditë pasi ai i uroi asaj ditëlindjen, ndërsa në anën tjetër, Arbenita i ka ende imazhet me Feron në Instagram.
E tëra që ka bërë ajo, është t’i bllokojë komentet në fotografitë bashkë me reperin, ndërsa nuk ka dhënë asnjë lloj deklarate sic ka bërë ish i dashuri i saj, nëse ndarjen mund ta marrim të konfirmuar vetëm nga deklaratat e Feros.
Në anën tjetër, reperi është në prag të publikimit të videoklipit të ri, lansimin e të cilit po e prolongon që dy herë. /Prive.al
![](https://scontent.fprn4-1.fna.fbcdn.net/v/t1.15752-9/60338567_327489217943380_16053432406245376_n.jpg?_nc_cat=101&_nc_ht=scontent.fprn4-1.fna&oh=d76dab13459743b7cd151e64b9bb71ef&oe=5D645277)