Nuk ka shumë kohë që nga zbulimi i lidhjes së saj por duket se modelja e njohur shqiptare, Martina Ivezaj, ka bërë hapin tjetër në këtë sferë.
Bukuroshja nga Mali i Zi e cila jeton dhe vepron në Gjermani ditë më parë ka ndërruar unazat e saj me një djalë poashtu shqiptar i cili jeton në SHBA.
Martina njihet si njëra prej modeleve më të njohura shqiptare teksa vite më parë ajo u zgjodh edhe “Miss Germany” ku më pastaj përfaqësoi këtë shtet edhe në Miss World.
Ajo ka qenë pjesmarrëse gjithashtu edhe në Miss Kosova e në disa spektakle të tjera bukurie duke u shndërruar kështu më pastaj edhe në imazh të shumë kompanive. /Prive.al/