Fejohet Hana Shehu, e dashura shumë vjeçare e Getit

By

2017-ta duket se do të jetë viti kur shumë fytyra publike do ndërrojnë status duke u martuar e fejuar.

Me disa dasma në horizont, një fejesë e papritur është shënuar së fundmi.

Bukuroshja, Hana Shehu e njohur si ish e dashura e Getoar Selimit është fejuar me Shkumbin Nokën, personin e zemrës me të cilin ka nisur një romancë tash e një kohë përtej oqeanit, në Amerikë ku edhe jetojnë e veprojnë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hana përmes një postimi në Instagram ku shprehet se janë fejuar në New York, pas një udhëtimi nga Los Angeles që vetëm se ka konfirmuar që ‘dashuria e tyre po forcohet çdo herë e më shumë’.

Prive disa javë më parë zbuloi se Hana dhe Shkumbini edhe do të martohen në tre mujorin e fundit të 2017-tës në një ceremoni luksoze në Prishtinë e cila për koicidencë do zhvillohet vetëm pak javë pas asaj të Getit dhe Marinës.

Ndryshe, Geti dhe Hana Shehu ishin bashkë për rreth tre vite, nga 2007-ta deri në 2010-tën.

Në një intervistë për mediat pak kohë pas përfundimit të romancës, Hana kishte deklaruar që në fakt, ajo ishte iniciatorja për t’i dhënë fund lidhjes meqenëse siç shprehej, ‘ishin planet e kundërta të dyshes ato që sollën ndarjen’.

Artikuj të ngjashëm