Fejohen Ledion Liço dhe Sara Hoxha

By

Marrëdhënia e nisur rreth dy vite më parë mes 19-vjeçares dhe prezantuesit dhjetë vite më të vjetër, Ledion Liço, është zyrtarizuar.

Pas shumë spekulimeve për kriza të mundshme, ndarje e ribashkime, çifti tani janë të fejuar.

Sara Hoxha ka postuar foton e unazës së propozimit i cili duket se ka ndodhur natën e Vitit të Ri. Trashëgimtarja e Top Channel i ka thënë Po Ledionit, ndërsa shprehet se 2016-a e ka gjetur ndryshe.

Ndryshe, kjo lidhje ka ‘trazuar’ tash e një kohë ekranin e Top Channel. Mediat kanë vluar me spekulime se pikërisht kjo lidhje ka ndikuar në një favorizim që po i bëhet Ledionit tash e një kohë kundrejt fytyrave të tjera të ekranit. Screenshot_2016-01-02-14-07-07

Artikuj të ngjashëm