Faton Shoshi, ish-menaxheri i këngëtares shqiptare që perfomoi sot në ceremoninë hapëse të Kupës së Botës, Era Istrefit, është shprehur krenar me paraqitjen e këngëtares 24-vjeçare në finalen e Botërorit.
Në një prononcim për Insajderin, Shoshi ka thënë se ndihet i lumtur që një ish-pjesëtare e menaxhmentit të tij ka arritur të performojë në një ngjarje kaq të madhe si Kupa e Botës.
“Ndihem i lumtur që Era ka qenë pjesë e ekipës teme. Performancë e mirë dhe jan krenar që një kosovare ka arritur kaq shumë”, ka thënë për Insajderin.
Shoshi e kishte menaxhuar karrierën e Istrefit deri në vitin 2017.