Shumëkush u habit kur pa Anxhelina Hadërgjonajn në festën e ditëlindjes së mbesës së ish-të dashurit të saj, Fatmir Hysenbelliu.
Pas ndarjes e cila tashmë ka vite, një paraqitje e tillë u interpretua nga fansat si mundësi për ribashkim, mbase pak e nxitur edhe nga dëshira.
Mirëpo, vetë Fatmiri është kujdesur që të na shuajë çdo dilemë.
Ai ka ripostuar një fotografi me një të afërm të tij nën mbishkrimin: ‘Me beqarin më të kërkuar të momentit’ sikur për të konfirmuar që ai vazhdon të jetë i tillë dhe jo në një lidhje.
Raporti me Anxhelinën duket të jetë gjithçka tjetër përpos raport i gati të gjithë shqiptarëve të cilët pas ndarjes me personin e zemrës fshijnë çdo gjurmë nga e kaluara. /Prive.al