Fillimisht i njohur si futbollist dhe pastaj prej jetës së luksit që bën si trashëgimtar i një pasurie milionëshe, Fatmir ose Oni Hysenbelliu siç e njohin shumë, ka marrë tanimë drejtimin e disa prej kompanive të të atit.
Dhe meqë ka statusin e milionerit, edhe shtëpia e tij në Tiranë ka pamjen e një shtëpie milionëshe.
Sipas Revistës Shqiptare “Who”, shtëpia e Onit, me të gjithë infrastrukturën e aredimet e brendshme, e kap shifrën prej 20 milionë eurosh.
Madje Hysenbelliu, ka hapur edhe dyert e shtëpisë së tij për ekipin e revistës “Ëho”, duke i prezantuar ata me ambientet e brendshme të cilat janë thjesht të menduara në çdo detaj të mundshëm.
Sot në Instagram ai hodhi një video ku prezenton edhe një shomë brenda kësaj shtëpie luksoze që ne nuk e pamë.
Bëhet fjalë për një dhomë të gjumit, e cila është rregulluar më shumë shije dhe gjithçka reflekton luks. Ballkon dhe banjo brenda dhomës, sikurse dhe një dollap rrobash i tëri me xhama dhe drita përbrenda. /Prive.al
Videon e plotë të shtëpisë së tij mund ta ndiqni më poshtë. /Prive.al