Dje ajo mbushi plot 29 vjet dhe pasi të gjithë e uruan, Bebe Rexha e uroi veten e saj për ditëlindje.
Këngëtarja e famshme me prejardhje shqiptare e e rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka shkruar në Instagramin e saj një urim për veten, dhe po ashtu ka publikuar një fotografi.
https://www.instagram.com/p/Bm_-L9KlmWY/?taken-by=beberexha
Imazhi i Rexhës e tregon atë gjatë një feste të ditëlindjes kur ajo ishte tejet e vogël dhe shumë-shumë simpatike.
Rexha ka thuajse të njëjtën fytyrë që kur ishte fëmijë dhe tani sapo na i hoqi të gjitha dyshimet për ndonjë intervenim facial.
“Urime ditëlindjen për mua. Ju faleminderit për urimet e bukura”, ka shkruar këngëtarja në këtë fotografi në Instagram.
Ajo së fundmi ka publikuar albumin që i rezultoi shumë i suksesshëm ndërsa kënga e saj “I’m a mess”, u bë hit. Rexha për këngën ka thënë se është një përvoja e saja personale.
Kurse siç ka raportuar Prive para ca ditësh, pas Rita Orës e Dua Lipës edhe Bebe Rexha pritet të vijë në Kosovë gjatë muajit tetor, megjithatë kjo ende nuk është konfirmuar. /Prive.al
https://www.instagram.com/p/BnHj7Jyl2hk/?taken-by=beberexha