Ai është vetëm 18-të vjeçar, por ka një zë fantastik dhe luan shumë bukur në kitarë.
Tejet i kompletuar si artist, Fatlum Muqolli fare lehtë mund të krahasohet me emra ndërkombëtarë si Shaën Mendes.
Muqolli i ftuar mbrëmë në emisionin Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova, ka interpretuar live me kitarë një këngë të Mendes, duke e sjellë si cover.
Fatlumi ka zgjedhur këngën “Youth”, ndërsa performancën e tij mund ta dëgjoni në linkun më poshtë: