A i shkoi Besi – Ermalit në premierën e ‘I love Tropoja’?!

By

Në fund të muajit Dhjetor, Ermal Mamaqi dhe Bes Kallaku pushtuan portalet për ngacimet në distancë ndaj njëri-tjetrit.

Rivaliteti mes dy humoristëve që në periudhë të shkurtër kohore debutuan me filma të zhanrit komedi u reflektua përmes thumbimeve.

 

View this post on Instagram

 

Posteri 3D @ilovetropoja_filmi

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

‘Unë jam humorist kurse Ermali biznesmen’ – shprehej Besi në një emision televiziv duke ngjallur një varg polemikash publike mes dy aktorëve.

Në këtë mes, Ermali u përpoq të përfundojë përplasjen virtuale në mënyrë paqësore duke thënë se do e ftojë publikisht Besin në premierën e filmit të tij të ri, event që u mbajt sonte në Pallatin e Kongreseve.

Por, a ishte Besi në këtë ngjarje? Siç edhe pritej, jo!

Bashkë me Xhensilën, pikërisht sot, Besi ka marrë rrugë drejt Izraelit për një udhëtim.

Por përkrahja përmes një postimi nga Olsi Bylyku, një prej miqve më të ngushtë të Besit i cili që prej nisjes së karrierës ka rrugëtuar bashkë me humoristin të cilin e ka konsideruar meritor për suksesin që mori shpejt si aktor humori.

Prezenca e Olsit në premierën e ‘I love Tropoja’ nga shumëkush është parë si një tendencë për të krijuar në opinion perceptimin se përkundër rivalitetit, mes dy humoristëve ekziston sërish një ‘fair-play’. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm