“Fara e flliqt” nga kjo e shtunë në Klan Kosova

By

Klan Kosova ka shtuar ekskluzivisht një projekt të ri televiziv për shikuesit – serialin vendor ”Fara e flliqt”, diçka e re por tejet komike.

Fragmente të ndryshme, ironi, humor, fjalor tjetër, por mbi të gjitha plot situata komike do të servohen në këtë serial të cilin mund ta shikoni çdo të shtunë nga ora 20:45 në Klan Kosova.

Muhamed Arifi dhe Edon Berveniku janë dy aktorët e këtij projekti që vijnë me emrat artistik ”Liridoni dhe Gixha”.

Po ashtu Klan Kosova ka përgatitur për shikuesit e saj edhe një cikël të ri të botës së filmit.

Drejtori i Programacionit në Klan Kosova, Alaudin Hamiti, thotë se menjëherë pas këtij seriali, do të transmetohen edhe filma të tjerë të prodhimit vendor.

Ai shton se në Klan Kosova do të zë vend edhe seria amerikane e njohur reality shou, The Titan Games.

Por kjo nuk është e tëra!

Shikuesit e Klan Kosovës do të kenë mundësi të argëtohen edhe më tej pasi risi të tjera i presin edhe gjatë sezonit veror në muajin gusht – ku më pas do të nis në shtator edhe një sezon i ri programacioni.

Artikuj të ngjashëm