Fansi i fiksuar pas Miley Cyrus që kishte mision të jetës ta linte shtatzënë këngëtaren/aktoren u arrestua në festivalin iHeartRadio në Las Vegas të shtunën.
David Rumsey, 42 vjeç, u arrestua nga policia mes performancës së yllit pop në T-Mobile Arena gjatë fundjavës pasi stafi e njohu atë në audiencë nga një fotografi që ata kishin marrë nga rojet e sigurimit të Miley më herët në mbrëmje.
Ekipi i këngëtares 26-vjeçare ishte tashmë në vëzhgim të Z. Rumsey pasi ai dërgonte shkrime shqetësuese këngetares.
Disa nga mesazhet – të cilat u dërguan gjatë disa muajve – përfshinin plane që të dy ‘të festojnë për 2pac, biggie, Prince, Michael Jackson dhe të gjithë ata që kemi humbur’ dhe i tha asaj ku mund ta gjente pas shfaqjes.
Pasi u arrestua, Z. Rumsey thuhet se u tha oficerëve se ai e kishte bërë “misioni të jetës që ta lëj shtatzënë këngëtares,” sipas TMZ
Z. Rumsey më vonë u dërgua në burg dhe u akuzua për kërcënime.
Burimi: Metro.co.uk