‘Si Bugatti’ afër publikimit: Skerdi sapo iu premtoi fansave një gjë

By

Mbrëmë u zbulua se ‘Si Bugatti’ nga Gjiko e Skerdi do të publikohet të dielën me fillim të orës 15:00.

Kanë qenë të dy artistët ata që postuan trailerin e videoklipit të realizuar në Gjermani nga Entermedia, i cili ka një kosto të lartë.

Pas këtij lajmi, Skerdi sot iu premtoi një gjë fansave përmes një video të instastory.

Ai tha: ‘E di që ju kemi lënë me pritë shumë, por besoni që ka m’ja vlejt kur ta dëgjoni. Super ka me kon’.

Projekti është i realizuar i tëri në studion e RedBox Entertainmet dhe pritet që të jetë njëri prej hiteve më të mëdha të kësaj vere, kështu të paktën janë zotuar të dy, Skerdi e Gjiko./Prive.al

Artikuj të ngjashëm