Rita Ora vet është një adhuruese e madhe e tatuazheve, ngase në trup ka me dhjetëra sosh.
Mënyra më e mirë që një fans mund t’i tregonte sa shumë e pëlqen atë dhe muzikën e saj, ishte përmes një tatuazhi gjigant në një pjesë të trupit.
Ora ka zbuluar në profilin e saj në Instagram një fotografi të dërguar nga fansi i saj, ku shihet imazhi i Ritës i stampuar në këmbën e tij përplot me ngjyra.
“Kjo është çmendurisht e bukur”, ka shkruar Rita. /Prive.al