Emri i Unikkatil është bërë sërish më aktual se kurrë.
Reperi i njohur ka dalë nga “guaska” e disa viteve më pasiv, duke u rikthyer me projekte e me koncerte.
I fundit mbetet ai në Zvicër që u komentua për shumë detaje, nga diss-at, rrahja e deri tek disa momente që nuk ndodhin shpesh.
Një fans i flaktë i tij ka përfunduar në gjendje të fikëti nga emocionet pas takimit me reperin që prej shumëkujt konsiderohet si “legjenda e hip-hopit shqiptar”.
Pas fotografisë, në momentin kur Unikkatil i thotë “ta ha zemrën”, fansi përfundon pa vetëdije në krahët e reperit i cili bllokohet nga situata.
Momentin e plotë mund ta ndiqni në vijim. /Prive.al