Kanceri i gjirit: Si të bëni kontrollin e gjinjve në shtëpi?

By

Kontrolli i gjirit herë pas here tek mjeku duhet të bëhet pjesë e rutinës suaj për të mbrotjur veten nga rreziku i kancerit apo sëmundje të tjera. Por a mund ta kontrolloni vetë gjirin për të identifikuar ndryshime që mund të jenë problematike? Mjekët këshillojnë ta bëni diçka të tillë dhe nëse vëreni diçka të pazakontë të drejtoheni tek specialistët. Në shumë raste këto ndryshime nuk bëjnë fjalë për kancer, por gjithsesi është mjeku ai që e përcakton.

Ja si të kontrolloni vetë gjintë tuaj:

Në pasqyrë:

  1. Qëndroni të zhveshura nga beli e lart përpara pasqyrës dhe vëreni gjinjtë tuaj. Nëse nuk janë të barabartë, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar sepse kjo është e shpeshtë në shumë gra. Vëreni për ndryshime në ngjyrë, formë, ndonjë njollë ose shenjë.
  2. Kontrolloni thithat nëse kanë ndonjë plagë.
  3. Vendosni duart në bel dhe forconi muskujt e gjoksit. Kthehuni nga njëra anë në tjetrën që të shikoni pjesën e jashtme të gjinjve.
  4. Vendosni duart në supe dhe rrotullojini përpara. Tregohuni e vëmëndshme për ndonjë ndryshim që mund të shikoni në formë ose kontur.
  5. Kontrolloni nëse nga thithat tuaja del ndonjë lëng.

 Në dush:

  1. Me duart e rrëshqitshme me shampo prekni gjirin duke e kontrolluar për ndonjë masë që nuk ju duket normale.

Kur jeni shtrirë:

  1. Shtrihuni dhe vendosni një jastëk të vogël ose një peshqir të palosur nën shpatullën tuaj të djathtë. Vendos dorën e djathtë pas kokës. Me dorën e majtë prekni pjesën e sipërme të gjirit të djathtë.
  2. Mendoni sikur gjiri juaj është një orë. Filloni në orën 12 duke bërë lëvizje rrethore me dorë drejt orës 1.
  3. Shtypni thithën tuaj me gishta.

Çfarë duhet të bëj nëse gjej një masë të huaj?

Së pari mos u frikësoni sepse me shumë mundësi nuk është diçka e rrezikshme, por gjithsesi ju duhet të shkoni te mjeku për të bërë ekzaminimet e nevojshme.

Artikuj të ngjashëm