Fansat ‘kryqëzojnë’ Justin pas këngës së re të Selena Gomez

By

Në vetëm 14 orë nga publikimi i këngës “Lose you to love me” i Selena Gomz dhe ka arritur rreth
8 milionë shikime. Komentet e shumta kanë qenë se kjo këngë i është kushtuar Justin Bieber dhe
gjithë vuajtjes që ai i ka shkaktuar Selenës, e cila për një periudhë kohe të konsiderueshme ka
qenë edhe në spital për t`u trajtuar për problemet e shëndetit mendor.

Justin Bieber vetëm dy muaj pas ndarjes nga Selena filloi lidhjen me Hailey-n me të cilën u martua
direkt pas disa muajsh në gjykatë dhe vetëm një muaj më parë ka bërë ceremoninë e dasmës me
miqtë e tyre.

Selena Gomez ka publikuar këtë këngë vetëm disa ditë pas dasmës se Justin dhe përmes saj,
Selena ka preferuar të flasë publikisht për herë të parë përmes muzikës për gjithë atë që ka kaluar
gjithë këtë kohë, derisa ka arritur të dojë veten e saj.

Selena si duket me këtë i ka dhënë lamtumirën Justin Bieber-it, teksa në fund të këngës thotë:
“Dhe tani kapitulli është mbyllur dhe ka mbaruar. Dhe tani është lamtumira, është lamtumira për
ne.”

Një orë pas publikimit të këngës së Selenës, Justin ka postuar foton e një gatopardi në profilin e tij.
Kaq është dashur që fansat e Selenës (me siguri dhe ata të vetë Justin-it) të “turren” në profilin e tij
dhe të komentojnë pafund në favor të Selenës.

“Si mund të lësh dikë të shkatërruar dhe të vazhdosh sikur asgjë nuk ka ndodhur> Si mund të
injorosh gjithë ato vite me dikë dhe të vazhdosh e zëvendësosh gjithçka në dy muaj sikur nuk ka
ndodhur asgjë dhe të lësh dikë në gjithë atë dhimbje? Ti nuk mund ta dish se kjo gjë të ofendon ty

Artikuj të ngjashëm