Fansat e Eurovision e kërkojnë Arilenën në vitin e ardhshëm!

By

Aktualisht po mbahet Eurovision: Europe Shine A Light, koncerti solidarizues dhe promovues i këngëve të këtij viti.

E para nisjes së saj në kanalin e kompeticionit europian është publikuar një intervistë e Arilena Ara, e cila në gjendje normale do performonte sonte nën flamurin shqiptar për Eurovision.

Mirëpo, për shkak të situatës së pandemisë këtë vit ky event u anulua, për tu rikthyer vitin tjetër.

E fansat e Eurovision kanë kërkuar që Shqipëria të dërgoj Arilenën në edicionin e vitit 2021.

Disa shtete kanë konfirmuar pjesëmarrjen e këngëtarëve të 2020 për 2021, e teksa rreth kësaj Shqipëria nuk është deklaruar akoma nëse do shkoj Arilena ose do të mbahet festivali i fundvitit./Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm