2TON, këtë vit ka qenë goxha i angazhuar.
Ai solli dy këngë për sezonin veror, një në bashkëpunim me Labinot Tahirin dhe një solo, të cilat u pëlqyen nga fansat e tij.
Këto projekte kanë bërë që reperi ferizajas të jetë pothuajse çdo ditë në koncerte në trojet shqiptare.
Pak para se të mbarojë vera, 2TON ka njoftuar se së shpejti do të kemi diçka të re nga ai.
Përmes një story të postuar në Instagram ku këngëtari shihet në studio, ai ka treguar se ka shumë kënga të reja gati, duke mos zbuluar më tepër.
Ajo që dihet është se projekte të reja vijnë së shpejti nga 2TON./Prive.al