Po vazhdon “saga” e personazheve të “Big Brother VIP”.
Ndonëse produksioni ende nuk ka zyrtarizuar asgjë, përmes promove ngacmuese ndjekësit kanë “zbuluar” personazhet.
Është tashmë gati e konfirmuar se Sheila Haxhiraj do jetë pjesë e kastit.
Gjithashtu, në siluetë, një prej personazheve ngjan në Romeo Veshajn, aktorin e njohur njëherësh moderator i “Binjakët”.
Por fansat duket se kanë gjetur edhe të tretën.
Fjala është për këngëtaren Semi Jaupaj.
Mbeten të shihen emrat e tjerë të “Big Brother VIP”. Përkundër sfidës për të pasur taman “VIP”, besohet se produksioni ia ka dalë të ketë një listë që do i përmbush relativisht mirë pritshmëritë e ndjekësve. /Prive.al