“Milionat” e Gencit dhe Milotit!

By

Nëse  korriku dhe gushti konsiderohen të jenë muaj të pushimeve ateherë në shtator rifillon puna.

Por kështu nuk tingëllon për të gjithë. Disa nga artistët tanë të cilët ishin mëse të angazhuar gjatë muajve të nxehtë, vetëm tani po e gjejnë kohën për pak relaks.

Disa nga ta janë edhe Miloti e Genci të cilët me sa duket po i shijojnë maksimalisht këto ditë pushimi me diell dhe suksesin e këngës së fundit “Falma një jetë” bashkëpunim me Sinan Vllasaliun.

Gjithsesi viti nuk do të mbarojë me kaq.

Në fund të këtij muaji ata do të sjellin një këngë tjeter. Pas plot bashkëpunimeve Etnon do të vijnë me “Million” këngë e cila bënë pjesë në familjen Hip- Hop.

Sikurse projektet paraprake edhe ky do të realizohet  nga Blackfish me muzikë nga vet Genci dhe tekst nga të dy artistët. Xhirimet pritet të realizohen në lokacione të Kosovës./Prive.al

Artikuj të ngjashëm