Janë bërë mëse se një muaj që Rina Balaj është zhdukur nga rrjetet sociale.
Reperja e cila numëronte afër 500 mijë ndjekës në Instagram, nuk e posedon më llogarinë për shkak se është kthyer në faqe zyrtare të kompanisë ‘On Records” me të cilën tashmë i ka ndarë rrugët.
Llogaria e Rina Balajt në Instagram është rikthyer por jo me të njëjtin emër. Këtë faqe tashmë me mbi 450 mijë ndjekës, e ka marrë kompania On Records, aty ku menaxhohej Rina që një kohë – e që kompania thotë se është nën pronësinë e tyre.
Që nga atëherë për lajme të reja nga Rina është përgjigjur motra e saj më postime në llogarinë e saj në Instagram.
Ka nisur një peticion “T’i rikthejmë Rinës, Instagramin e vjedhur” – Menaxheri dhe kompania vodhën llogarinë në Instagram nga ish këngëtarja Rina Balaj e kompanisë, dhe ata tani po e përdorin atë si të tyre. Ajo kishte 500 mijë ndjekës dhe numri i ndjekësve ka rënë në në 419 mijë – shkruhet në peticion.
Momentalisht nga 7500 nënshkrime sa kërkohen mbi 5000 janë arritur. /Prive.al