Rita Ora është nisur për në dasmën që do zhvillohet sonte nga shtëpia e tezës së saj në lagjen Dardania.
Nën masa të sigurisë me percjellje të policisë dhe sigurimit privat ajo bashkë me familjen morri udhë drejt ceremonisë.
Paraprakisht, forca të rendit kanë vëzhguar gjatë tërë ditës shtëpinë për të qenë të sigurtë se gjithçka është në rregull.
Të parët që u nisën ishin prindërit dhe vëllau me motrën, për të pasuar Ritën që gjeti pak kohë për t’i përshëndetur fansat. Ajo ishte e shoqëruar nga dy miq nga Londra. /Prive.al/