Familja e Meghan Markle dhe Princ Harry po rritet!

By

Bashkëshortja e Princ Harry pas lindjes së fëmijës së parë është shtatzënë për herë të dytë.

Çifti publikuan një fotografi me ngjyra bardh dhe zi në Instagram duke njoftuar publikun për fëmijën e dytë në ditën e Shën Valentinit.

Një burim i Meghan dhe Harry tha: “Ne mund të konfirmojmë që Archie do të jetë një vëlla i madh. Duka dhe Dukesha e Sussex janë shumë të lumtur që presin fëmijën e tyre të dytë.”

Lajmi për shtatzëninë e radhës të Meghan, vije muaj pasi ajo kishte treguar për New York Times se ka abortuar një fëmijë.

Ndryshe, Dukesha njoftoi për ditën e Shën Valentinit që është në prag të pritjes së fëmijës së dytë ashtu siç kishte bërë edhe Princeshë Diana.

Burimi: BBC

Artikuj të ngjashëm