Këngëtarja nga Kosova e famshme në botë, Rita Ora, kishte nisur ndërtimin e shtëpisë për familjen Sala në fshatin Pinar pas tërmetit shkatërrues i cili la të vdekur 51 persona dhe qindra të plagosur.
Lajmin e kishte bërë të ditur Erion Veliaj përmes një videoje dhe një përshkrimi në rrjetet sociale.
“@RitaOra e mbajti fjalën menjëherë. Faleminderit goce!❤
Tani, Erion Veliaj bëri të ditur lajmin që ndërtimi i shtëpisë ka mbaruar dhe familja Sala mund të akomodohen në të.
“Premtim i dhënë, premtim i mbajtur! Në shtëpinë e re të familjes Sala, e rindërtuar nga goca jonë Rita Ora, e cila iu përgjigj menjëherë thirrjes tonë për të adoptuar një nga banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Faleminderit nga ❤ Rita!” – shkruan ai krah videos ku paraqet Veliajn brenda shtëpisë së familjes duke drekuar. /Prive.al
Premtim i dhënë, premtim i mbajtur!
Premtim i dhënë, premtim i mbajtur!🙌Në shtëpinë e re të familjes Sala🏡, e rindërtuar nga goca jonë Rita Ora, e cila iu përgjigj menjëherë thirrjes tonë për të adoptuar një nga banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.🏚Faleminderit nga ❤ Rita!
Gepostet von Erion Veliaj am Donnerstag, 16. Januar 2020