Sot, ne jetojmë në një botë ku të qenit e bukur përcaktohet nga mënyra se si gratë duken dhe vishen. Shpesh është shumë e vështirë për gratë që të përputhen me standardet gjithnjë e në ndryshim të shoqërisë sonë moderne.
Gjetja e vetëbesimit është shumë e rëndësishme për të jetuar një jetë të lumtur dhe të shëndetshme në shoqërinë tonë që është gjithnjë në ndryshim.
Vitet e 50-ta
Gratë ideale të viteve 1950 mbetën si figura të plota. me Hollywood u bë gjithnjë e më popullor duke krijuar ikona të reja të modës, si Marilyn Monroe, dhe duke zgjeruar opsionet për këtë dekadë. Gratë duheshin të dilnin nga shtëpia më grim dhe veshje perfekte. Kjo periudhë kohore i bëri shumë presion grave që të duken sa më mirë në çdo kohë.
Vitet e 60-ta
Vitet 1960 ishin një ndryshim drastik nga vitet ’50. Trupat e grave tani pritej të ishin “të hollë” dhe pa forma . Kjo ide i shtyu gratë të ishin aq të dobëta sa mund të ishin. Këto gra kishin një gjoks minimal, vithe të vogla dhe një figurë djaloshare. Kah fundi i viteve 1960, pamja e hipit u zhvillua dhe figura e formave të plota u përsërit.
Vitet e 70-ta
Në vitet 1970, të qënit e hollë, u bë imazhi i ri ideal i trupit. Gratë inkurajoheshin të humbnin të gjithë dhjamin e tyre shtesë të trupit dhe të humbnin format dhe gjoksin e madh. Disa gra u bënë të holla në mënyrë të rrezikshme për t’u përshtatur në shoqërinë moderne. Flokët ishin të gjata dhe grimi ishte i minimalist për të arritur një fytyrë natyrale.
Vitet e 80-ta
Vitet 1980 krijuan ngritjen e “trupit të fortë” dhe strukturës së hollë. Supermodelet u bënë shumë të njohura dhe krijuan një tablo jorealiste për gratë. Kjo epokë gjithashtu krijoi një theks të shtuar në bërjen e fitnesit, por jo edhe trupa muskulorë.
Mediat shtyjnë që gratë të jenë më të holla dhe të vendosin theks të veçantë në lartësinë. Këto vite bënë gjithashtu supermodele, si Cindy Crawford dhe Naomi Campbell, gratë e famshme që janë edhe sot.
Vitet e 90-ta
Përgjatë viteve 1990 gratë shtyheshin të ishin të holla, megjithatë të kenë gjoks më të madh për të përmbushur pamjen Baywatch të Pamela Anderson. 90-ta sollën edhe “Heroin Chic“, i cili kundërshtoi pamjen e supermodeles së viteve të 80-ta. Gjatë viteve 90, gratë amerikane u përballën me një standard të pamundur bukurie. Ata priteshin të ishin kockore dhe të kishin BMI jo të shëndetshme.
Vitet e 2000-ta e deri sot
Sot, imazhi i trupit është ende diçka me të cilën gratë luftojnë. Ne jemi në presion që të jemi femra me pamje të përsosur dhe të veshura bukur.
Por pse pamja është kaq e rëndësishme?
Është thelbësore të kuptojmë se ajo që ne shohim jashtë nuk janë pjesët më të rëndësishme se kush jemi. Të jesh një grua e fortë dhe të arrish qëllimet tua janë pjesët më të mira të vetes tuaj.