Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Evi Reçi, duket se nuk është e kënaqur me statusin që gëzon nga përfundimi i studimeve disa vite më parë andaj tashmë ka vënë caqe të reja në këtë drejtim.
Kujtojmë se vite më parë Evi përfundoi studimet në Universitetin e Firencës Komunikim,Media dhe Gazetari ndërsa tashmë ajo ka nisur edhe studimet master në këtë drejtim.
Duket se karriera e saj muzikore do të ngelet përsëri në plan të dytë duke i’u përkushtuar kështu edhe njëherë shkollimit prioritet të cilin e kishte edhe vite më parë. /Prive.al/