Franca nuk arriti të fitojë edicionin e sivjetmë të “Eurovision”, por kënga përfaqësuese po vazhdon të bëjë bujë kudo.
Ani pse në “Eurovision 2024”, artisti Slimane me këngën e tij “Mon Amour” u rendit në vendin e katërt në tabelën finale, balada e tij ka tashmë ka shënuar një rekord mbresëlënës, pasi brenda 24 orëve, ajo u bë kënga e parë franceze në historinë e Spotify, e cila kaloi shifrën prej 2 milionë transmetimeve.
Këngëtari falënderoi emocionalisht fansat dhe mbështetësit në një video që ka postuar në llogarinë e tij në Instagram, duke thënë: “Mirëmbrëma miq, shpresoj të jeni mirë. Po e bëj këtë video sepse ndihem shumë i prekur. Jam shume i lumtur. Të dielën e kaluar ne ‘thyem’ një rekord historik me Mon Amour. Ajo u bë kënga franceze më e transmetuar në historinë e Spotify brenda 24 orëve. Ishte më shumë se 2,000,000”.
View this post on Instagram