Pas Anxhela Peristerit që performoi “Karma”, ishte edhe një tjetër shqiptar që elektriozoi skenën. Fjala është për Gjon’s Tears i cili përfaqëson sërish Zvicrën me këngën “Tout l’univers”.
Ai performoi live i 16-me radhë, e që njëherësh 16 është kodi përmes së cilit të gjithë shikuesit mund ta votonin.
Gjon Muharremaj, i njohur me nofkën artistike Gjon’s Tears është shqiptari i dytë që ngjiti skenën e sivjetme të Eurovision.
Më poshtë, mund të ndiqni performancën e tij të plotë. /Prive.al