Fluturimi me aeroplan personal i Emina Çunmulajt

By

Se modelja shqiptare Emina Çunmulaj e ka ndryshuar drastikisht stilin e jetesës që nga martesa e saj me Sam Nazarian, kjo nuk është sekret.

Pushimet e shpeshta, villat luksoze e zgjerimi i bizneseve e kanë përcjellur shqiptaren hap pas hapi.

E mund edhe të mos e dini mirëpo Emina edhe rrugëtimin nga një destinacion në tjetrin, i ka plotësisht luksoze dhe private.

Modelja shqiptare përmes rrjeteve sociale ka zbuluar aeroplanin e ri me të cilin udhëton.

Ky mjet i transportit mban vulën e kompanisë SLS Hotel që përbën rrjetin e madh të hoteleve të bashkëshortit, hebreut nga Irani, Sam Nazarian. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm