Një debat “Virtual” me thumbime të njëpasnjëshme ka nisur në mes këngëtares Adelina Tahiri dhe gazetarit shqiptar Olti Curri.
Ishte Olti që ditë më parë, në një faqe shqiptare në Instagram la një koment “thumbues” për Adelina Tahirin, e cila kishte publikuar një fotografi me bashkëshortin, gjë që ajo e bën tepër rrallë.
“Kush është bashkëshorti këtu?”, kishte shkruar Olti me ironi, duke supozuar se Adelina Tahiri nuk dallohej nga burri i saj sa i përket pamjes.
Ndërsa Prive e kontaktoi Adelina Tahirin për të marrë një deklaratë nga ajo, lidhur me këtë koment të gazetarit Curri.
Kush është ky? Ndonjë fans? Apo do që të bëjë emër në krah të të tjerëve? S’e njoh, kam fansa shumë. Shumë dashuri për të”, ka thënë Adelina Tahiri në përgjigjen e saj për Prive.
Ndërsa përgjigja e Oltit nuk ka vonuar. Gazetari sërish e ka thumbuar këngëtaren duke e krahasuar me artistin bullgar Azizin i cili është i njohur për stilin kontrovers dhe paraqitjet bizare publike. /Prive.al